1 perditesime
Kronikë

Policia jep detaje për tentativë vrasjen në Mitrovicë

Policia jep detaje për tentativë vrasjen në Mitrovicë
Foto: Ilustrim/Koha
09:40

Policia jep detaje për tentativë vrasjen në Mitrovicë

Mbrëmë Policia e Kosovës në Mitrovicë thotë se ka marrë informacionin se në rrugën ‘Lah Nimani’ gjendet një person i plagosur nga arma e zjarrit.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast ‘vrasje në tentativë’, ku në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, një zinxhir dore dhe çelësat e veturës së viktimës i cili pas tretmanit fillestar në emergjencë në Mitrovicë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Në kuadër të veprimeve të saj Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative-hetimore, ku personat e dyshuar janë të njohur për Policinë dhe është duke u punuar për lokalizimin e vendndodhjes së tyre, si dhe është zgjeruar rrethi i hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në njoftim të Policisë nga rajoni i Mitrovicës.

08:13

Një 26-vjeçar plagoset në Mitrovicë

Një 26 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Lah Nimani” në qendër të Mitrovicës.

Ai po trajtohet në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Burime të KosovaPress-it brenda policisë kanë bërë të ditur se motivi i këtij sulmi deri tash nuk dihet, kurse policia është në kërkim të të dyshuarit.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, tutje sipas burimeve rasti po hetohet si tentim vrasje.