Kronikë

Policia identifikon dy të moshuar në Mitrovicë për vjedhje të ndryshme

Foto: Ilustrim
 

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit Jugu në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprave penale.

Policia përmes një komunikate për media thotë se kanë kryer, ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje në tentativë’, raste këto të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Jugu në Mitrovicë.