Kronikë

Ekspertiza: Aksidenti në Mramor u shkaktua nga vetura ku ishin viktimat, familjarët e kontestojnë

Foto: Koha / ilustrim
 

Vetura, në të cilën gjendeshin 4 viktimat e aksidentit që ndodhi javë më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, rezulton të jetë fajtore në bazë të ekspertizës.

Avokati Afrim Salihu ka bërë publike për KTV-në se çfarë kanë konstatuar ekspertët e komunikacionit me kërkesë të Prokurorit të çështjes Blerim Ignishta, raporton KTV.