Kronikë

Arrestohen pesë persona pasi rrahën një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim
 

Pesë persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi kanë sulmuar një burrë në rrugën Luan Haradinaj, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore”, thotë PK, transmeton Koha.net.