Kronikë

Përmes shantazhit i mori të dashurës stoli ari dhe 4 mijë euro, arrestohet një burrë

 

Dje është arrestuar një burrë në Podujevë pasi i kishte marrë një gruaje, të dashurës së tij, stoli ari dhe 4 mijë euro duke e shantazhuar se do t’i publikonte video-incizime.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti kishte ndodhur gjatë muajve gusht dhe shtator, transmeton Koha.net.