Kronikë

Kontrabandonte fishekë nga Shqipëria në Kosovë, arrestohet në Vërmicë

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë një të dyshuar, shtetas i Kosovës pasi që i njëjti ishte duke kontrabanduar në mënyrë ilegale nga Shqipëria për në Kosovë rreth 720 copa municion (fishekë) të kalibrit 7.62 mm.

“Është bërë kontrollimi i shtëpisë ku është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 e prishur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net.