Kronikë

Kapet duke kontrabanduar çamçakëz “Orbit” nga Serbia, në vlerë 20 mijë euro

Foto nga Dogana e Kosovës
 

Sonte rreth orës 18:00, në afërsi të Skenderajt, ekipi në detyrë patrulluese i Antikontrabandës së Doganës, kanë vërejtur lëvizjet e dyshimta të furgonit të tipit Opel me ngjyrë të kaltër të mbylltë, të cilit i janë vënë pas për ndalim dhe kontroll, e po të njëjtit, i janë gjetur 105 të çamçakëzëve “Orbit”, duke i kontrabanduar nga Serbia.

Personi i dyshuar, thuhet tutje në njoftimin e Doganës, nuk ka përfillur urdhrin e dhënë përmes dritave rrotative dhe alarmit të veturës zyrtare, duke tentuar që të ikë në rrugë dytësore.