Kronikë

Aksident trafiku me fatalitet në autostradën Prishtinë-Podujevë

Foto: Ilustrim
 

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dje ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në fshatin Trudë, autostradën Prishtinë-Podujevë, ku në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person ndërsa personi tjetër është dërguar.

“Raportohet aksident trafiku me fatalitet me pjesëmarrjen e një automjeti me tabela të huaja, me vozitës dhe pasagjer meshkuj Shqiptar/shtetas të R. Maqedonisë, si dhe një Kamioni transportues me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Koha.net.