Kronikë

Një muaj paraburgim për burrin që vrau bashkëshorten aksidentalisht në Gjilan

Foto: Koha
 

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh burrit që vrau aksidentalisht bashkëshorten e tij natën e Vitit të Ri.

Më 01 janar 2019, rreth orës 00:10 minuta, në fshatin Selishtë të Komunës së Gjilanit, nga pakujdesia, me pushkën e tij të gjuetisë, të cilën e ka poseduar pa leje dhe autorizim, e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Z. J..