Kronikë

Eksplodon një mjet në oborrin e shtëpisë të sapo blerë, lëndohen familjarët

Eksplodon një mjet në oborrin e shtëpisë të sapo blerë, lëndohen familjarët
Foto: Ilustrim

Në fshatin Kërpimeh, Podujevë dje ka ndodhur një shpërthim i një mjeti i cili sipas Policisë së Kosovës ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e tij femër K-Shqiptare derisa ishte duke pastruar oborrin e shtëpisë të cilën e kishte blerë, ka has në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer i cili kishte eksploduar aksidentalisht”, thuhet në raportin e policisë.