Arrestohet një 17 vjeçar pasi policia i konfiskon pushkë, pistoletë, thikë e boks hekuri
Gjatë ditës së djeshme, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, ka zbatuar një urdhër-kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore-Mitrovicë, e cila ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar B. D. 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Kontrolli policor është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm:
Dy pushkë ajrore,
Një pistoletë
Një pushkë cal 6.35 mm,
Një pushkë gjuetie
Nëntë (9) copë fishekë,
Një tytë e pushkës ajrore
Një thikë ushtarake,
Dy dylbi të pushkës
Një thikë
Një boks hekuri.
“Përveç konfiskimit të gjërave të kundërligjshme, gjatë kohës së bastisjes i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndërsa ndaj tij janë iniciuar raste për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje’”, thuhet në raportin e policisë.
Foto nga Policia e Kosovës - Konfiskimet ndaj 17-vjeçarit