Kronikë

Arrestohet një zyrtar policor për shantazh e “lëndim të lehtë trupor”

 

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Gjilan, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit, transmeton Koha.net.