Kronikë

Arrestohet hajni që vodhi një veturë në rrugën “B”

Arrestohet hajni që vodhi një veturë në rrugën “B”
Foto: Ilustrim

Në rrugën “B” në Prishtinë, para pak ditësh është vjedhur një veturë por mbrëmë, policia e arrestoi hajnin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte vjedhur një veturë në rrugën e lartcekur. Pas informatës, njësitë policore janë angazhuar në ndjekje të veturës dhe kanë arritur ta ndalin veturën në fjalë pas një aksidenti. I dyshuari është arrestuar dhe pas verifikimit ka rezultuar se ka dy urdhëresa aktive nga stacioni policor në Vushtrri dhe i njëjti i është dorëzuar stacionit policor në Vushtrri”, thuhet në raportin e policisë.