Kronikë

Arrestohet një i mitur në Drenas, theri një tjetër

Foto: Ilustrim
 

Një person i mitur është arrestuar në fshatin Terdec të Drenasit, i cili pas një mosmarrëveshje kishte goditur me thikë viktimën gjithashtu i mitur mashkull.

Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore të Drenasit, e më pas dërgohet për trajtim të mëtejmë mjekësor në QKUK.