Kronikë

Arrestohen tre persona për “vrasje të mbetur në tentativë”

Arrestohen tre persona për “vrasje të mbetur në tentativë”
Foto: Ilustrim
 

Me datën 7 mars në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre persona të dyshuar (D. H.), (J. A.) dhe (J. B.), të cilët dyshohet se në Prizren kanë kryer veprën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’, e cila ka ndodhur në Prizren në një kafiteri.

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në një rast të vrasjes në tentativë të ndodhur me 06.03.2019, ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit, me ç’rast një viktimë ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.