Arrestohet një person pasi iu gjetën detergjentë me afat të skaduar
Foto: Ilustrim/Koha
Është arrestuar dje një person në Prishtinë, pasi siç raporton Policia e Kosovës, tek ai u gjetën detergjentë me afat të skaduar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në disa lokacione, ishte gjetur një sasi e detergjentit me afat të skaduar si dhe paketimet e reja që ishin dedikuar për ndryshim të paketimit që ndërlidhet me rastin”, thuhet në raport.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.