Dy të lënduar në aksidentin te Kodra e Trimave në Prishtinë

Dy të lënduar në aksidentin te Kodra e Trimave në Prishtinë
Dy persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi sonte rreth orës 19:00 në lagjen Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, transmeton Koha.net.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se ka ndodhë një aksident trafiku në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, derisa lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me këtë rast po merret njësiti i trafikut.
Aksident te Kodra e Trimave në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, të tipit “BMW” dhe “Mercedes”, transmeton Koha.net.
Policia, Autoambulanca dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, derisa ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.

Arrestohet ish-zyrtari komunal në Gjakovë, dyshohet se regjistroi kundërligjshëm një shtetas të Shqipërisë

Grabitje në një market në Gjakovë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet burri i zhdukur në Prizren

Grabitjet një pompë e derivateve në Prishtinë

Një grua gjendet e vdekur në Gjakovë

Tre të arrestuar në Gjilan për kontrabandë me duhan të përpunuar

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Suharekë

Vritet në Zvicër një kosovare 37-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, i dyshuar bashkëshorti i saj

Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari

Penguan faljen e xhumasë, arrestohen gjashtë persona në Podujevë
