Kronikë

Arrestohen katër persona për transplantim të kundërligjshëm e trafikim të organeve njerëzore

Foto: Koha / ilustrim
 

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, njofton për një transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ku siç njofton policia, në bazë të urdhëresë së Gjykatës është bërë kontrollimi i një klinike private, me ç’rast lidhur me dyshimet për veprën e cekur janë arrestuar dy meshkuj dhe dy femra që të gjithë K-Shqiptarë.