Kronikë

Sot seancë dëgjimore për të dyshuarin që vrau një person në një kazino në Lipjan

Foto: Koha
 

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, njofton opinionin se Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit A.P., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Grabitja” nga neni 329 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 par.2 i KPRK-së.

Ekziston dyshimi i bazuar, se më 20.03.2019, rreth orës 18:26 minuta, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinon “Matrix”, i pandehuri A.P., me përdorimin e forcës, e ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, i njëjti me armë zjarri (pistoletë), ka gjuajtur dy herë në drejtim të viktimës, me ç’ rast viktima nga plagët e marra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i pandehuri nga viktima ka marrë shumën e parave në vlerë prej 2700€ dhe është larguar në drejtim të panjohur.