Kronikë

Ia thyejnë veturën, e marrin çantën me dokumente udhëtimi dhe stoli ari

Ia thyejnë veturën, e marrin çantën me dokumente udhëtimi dhe stoli ari
Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës viktimës femër, me ç’rast kanë vjedhur një çantë krahu ku në të kishte pasaportën amerikane, atë të Kosovës, stoli ari dhe bizhuteri.

Rasti ka ndodhur në parkingun e një restoranti në Fushë Kosovë, ndërsa sipas policisë rasti mbetet nën hetime.