Kronikë

Agani: Jam subjekt i drejtësisë selektive

Foto ilustrim
 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, në seancën e fundit gjyqësore për akuzat e njohura si “pazari me zemër” në rastin “Stenta”, ka thënë të jetë plotësisht i pafajshëm.

Marrëveshja për trajtim të pacientëve me problem të zemrës në spitalet private, kur ato nuk kryheshin në QKUK, sipas Aganit, janë bërë për të shpëtuar jetë e jo për interes financiar të dikujt, shkruan sot Koha Ditore.