Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Elbasan, ku një 25-vjeçare humbi jetën 1 orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Dyshimet e para për shkakun që solli vdekjen e Rexhina Debrovës mësohet se është Trombolisë pulomonare, mbyllja e arterieve pulmonale (mushkërive).
Ngjarja e rëndë ndodhi në spitalin e Elbasanit, ku pas lindjes mjeku gjinekolog ka konstatuar se e reja ka pasur aritmi, dhe ka kërkuar ndërhyrjen e mjekut kardiolog.
Pas ngjarjes, familjarët hedhin akuza në drejtim të mjekëve, që sipas tyre janë treguar të pakujdesshëm. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe një mjeke e spitalit të Elbasanit e cila shprehet se është e shokuar nga ngjarja e ndodhur.
Sipas tyre, pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, gjinekologu ka kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë sepse ka konstatuar probleme me zemrën. Familjarët pretendojnë se mjeku kardiolog ka mbërritur me vonesë, ndërsa nëna e re ndërroi jetë një orë pas lindjes.
25-vjeçarja e ka pasur fëmijën e saj të parë, gjendja e të cilit paraqitet e mirë, pas operacionit ku e ëma e tij humbi jetën./shekulli