Kronikë

30 ditë paraburgim për një burrë që sulmoi seksualisht një të mitur

30 ditë paraburgim për një burrë që sulmoi seksualisht një të mitur

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit B.H., bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“I pandehuri dyshohet se me datë 10 prill 2019, duke drejtuar automjetin e tij e takon të miturën D.K. me ç’rast arrin ta bindë të miturën me fjalët se ‘unë kam respekt për ty’ me qëllim që e njëjta të futet në makinën e tij. Pasi e mitura ulet në karrigen e pasagjerit, i dyshuari kap dorën e të miturës duke e vendosur në organin gjenital të tij, më çka e mitura nën ankth dhe e shqetësuar me sjelljet e tij të sulmit seksual, largohet me vrap nga vetura dhe shkon në shkollë, ashtu e tronditur i raporton drejtorit i cili më pas njofton familjen e të miturës dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.