Kronikë

Policia arreston një person për rrahjen e kushëririt të kryeministrit dhe një personi tjetër në Pejë

 

Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë njërin nga të dyshuarit e veprës ‘ Vrasje në tentativë’, rast që kishte ndodhur më datë 30.04.2019 rreth orës 17:18 në stacionin r autobusëve në Pejë, me ç’rast viktima të këtij rasti ishin E.H dhe S.U.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar të enjten, dhe është intervistuar nga hetuesit rajonal. Të gjitha veprimet hetimore janë koordinuar me prokurorin e shtetit, me urdhër të cilit, të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme.