Kronikë

I mituri në Kaçanik theret me thikë nga persona të panjohur

 

Dje në Kaçanik, viktima i mitur mashkull K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte therur me një mjetë të mprehtë (thikë) nga persona të panjohur.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një të dyshuar, i mitur mashkull K-Shqiptar, i cili me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.