Kronikë

Arrestohet njëri nga katër të dyshuarit për therje me thikë dhe plaçkitje në një dyqan

Arrestohet njëri nga katër të dyshuarit për therje me thikë dhe plaçkitje në një dyqan

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar njëri nga katër të dyshuarit për therje me thikë të një personi dhe plaçkitje në një dyqan në Klinë.

“Më datën 4.05.2018 rreth orës 20:54 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në QKMF në Klinë ishte një person i lënduar i cili është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor. Patrulla policore menjëherë ka shkuar në QKMF dhe ishin informuar se viktima është transportuar drejt spitalit rajonal në Pejë me auto ambulancë dhe rasti kishte ndodhur në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.