Kronikë

Aktakuzë për arratisje të personit të privuar nga liria

 

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.S., për shkak të veprës penale ‘’Arratisja e personit të privuar nga liria’’.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.S., më 22 tetor 2018, në Stacionin Policor në Viti, ishte arratisur në mënyrë të kundërligjshme, në atë mënyrë që pasi është sjellë në stacion policor, ka shfrytëzuar momentin dhe përmes një dritare, ka dalë në korridorin e katit të parë, me ç’rast nga një zyrë në katin e parë përmes dritares ka kërcyer në tokë, ku pastaj ka kaluar rrethojën metalike dhe ka ikur në drejtim të panjohur.