Policia e Kosovës raporton se në Han të Elezit ka ndaluar një person duke kontrabanduar syze.
Thotë se ka qenë duke drejtuar një automjet kombi me targa vendore dhe gjatë kontrollit në kabinën e kombit janë gjetur dhe konfiskuar 180 palë syza me dioptri të ndryshme.
Për këto syza i dyshuari nuk ka poseduar asnjë lloj dokumenti por ka deklaruar se i kishte blerë në Bullgari.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.