Kronikë

Policia me operacione ndaj veprimtarive të kundërligjshme në hotele, deri më tash 3 ilegale

 

Policia e Kosovës, në përpjekjet e saj për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, ka zhvilluar planin operacional në drejtim të identifikimit të të gjitha objekteve hoteliere, moteleve (bujtinave) në tërë territorin e Republikës së Kosovës (target sot kanë qenë mbi 100 objekte), bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ky aktivitet është zhvilluar duke përdorur edhe resurset tjera institucionale në bashkëpunim me institucionet përkatëse që kanë për domen këtë fushë të veprimtarisë ekonomike.