Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 29 vjeçarit në Pejë në shtatorin e vitit të kaluar

Foto: Koha / ilustrim
 

Dy të dyshuar janë arrestuar në Pejë për vrasjen e një 29 vjeçarit në Pejë më 16 shtator 2018, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me 11.06.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.