Kronikë

Në Kosovë për një vit e gjysmë janë raportuar 343 raste personash të zhdukur

 

Që nga fillimi i vitit të kaluar, në Policinë e Kosovës janë raportuar 343 raste të personave të zhdukur. Prej tyre, 248 raste janë raportuar gjatë vitit 2018, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë raportuar 95 raste.

Megjithatë, në Policinë e Kosovës nuk kanë treguar se sa prej këtyre rasteve janë zgjidhur, e as për natyrën dhe lidhjen eventuale të këtyre rasteve, me raste të tjera, si: migrimi ilegal pa informuar familjen, martesa apo bashkëjetesë pa informim të familjes, trafikim me qenie njerëzore, apo të tjera.