Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Tiranë

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Tiranë
Policia e Tiranës ka publikuar emrat e personave të përfshirë në aksidentin tragjik të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, me 3 viktima dhe dy të plagosur. Burime zyrtare të policisë raportojnë se në afërsi të një qendre tregtare, mjeti me drejtues Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e kësaj përplasjeje kanë gjetur vdekjen e menjëhershme Bardhok Bibaj, 62 vjeç, Valentina Bibaj, 54 vjeçe dhe vajza e tyre Florida Bibaj 22 vjeçe. Ndërkohë, vajza tjetër e çiftit, Xh. Bibaj, 26 vjeçe është në gjendje kritike për jetën. I plagosur në gjendje të rëndë është edhe drejtuesi i mjetit.
Fillimisht u raportuar se në aksident kishin vdekur 4 persona, por më pas policia sqaroi se bëhet fjalë për 3 viktima dhe dy të plagosur në gjendje të rëndë. Njëra prej vajzave Xh. Bibaj, ndodhur në gjendje kritike për jetën u raportuar se ndërroi jetë por në fakt kishte kaluar në vdekje klinike.
Ndërkohë, disa orë pas ngjarjes, janë publikuar edhe emrat e personave të aksidentit tragjik. Ndërkohë, policia ende po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me bilanc lufte./tch
Aksident tragjik në Tiranë, shuhet familja 4 anëtarëshe
Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Elbasan-Tiranë. Nga kjo ngjarje tragjike numërohen 4 viktima të së njëjtës familje dhe një i plagosur.
Burime zyrtare të policisë raportojnë se në afërsi të një qendre tregtare, mjeti me drejtues shtetasin A. A., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët; V. B; B. B; F. B; Xh. B, ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tch.

Burri në Mitrovicë rrah bashkëshorten, ndaj tij kishte urdhërarrest

Një i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në Burgun e Dubravës

Qeni bëhet shkak i rrahjes së dy personave

Zhduken tre burra e një grua nga Enti Special në Shtime

Gjendet i vdekur një 53-vjeçar në Mitrovicë

Burrë e grua në Istog arrestohen nën dyshimin se detyruan fëmijët të kërkojnë lëmoshë

Policia kërkon ndihmë për ta gjetur një serb të dyshuar për krime lufte

32-vjeçarit në Prishtinë i gjenden armë, fishekë e karikatorë në veturë

Arrestohet një i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar me 10 vjet burgim

Shpërndau video, mitrovicasi arrestohet për ngacmim seksual të një djali

Arrestohet gruaja në Deçan, dyshohet se ngacmoi një burrë
