Rezultatet nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë

Rezultatet nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për aksionin e sotëm policorë në bashkëpunim me Policinë e Gjermanisë.
Policia e Kosovës, thuhet në komunikatë, në bashkërendim me autoritetet kompetente dhe bazuar në urdhëresën e gjykatës themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion kontrolli/bastisjeje në gjashtë lokacione të ndryshme në qytetin e Prishtinës dhe Ferizajt.
“Operacioni i kontrollit është kryer në bashkëveprim të ngushtë ndërmjet zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe zyrtareve policor nga shteti i Gjermanisë. Operacioni i zhvilluar ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive materiale lidhur me vërtetimin e veprës penale “Pastrim i parave”, të cilën dyshohet ta kenë kryer persona të dyshuar të involvuar. Bastisjet janë kryer në qytetin e Prishtinës në dy lokacione, ndërsa në qytetin e Ferizajt në katër lokacione”, thuhet në komunikatë, përcjell Koha.net.
Policia njofton se gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar:
63/foldera me dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie.
“Janë konfiskuar një numër i madh i hard-disqeve të kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera elektronike të cilat ekspertët e fushës i kanë konsideruar të nevojshme për t’u ekzaminuar”, thuhet tutje.
Janë sekuestruar gjithsej 6296,50 euro
12/orë dore të llojeve të ndryshme si Armani, rolex, festina, fossil, svatsh, boss
Një veturë e tipit Porshe
Një mortor i tipit yamaha
“Me vendim të Prokurorit të prokurorisë speciale të dyshuarve u janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare biznesore dhe ato personale. Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë. Pasi të dyshuarit nuk janë gjendur në shtëpitë e tyre, janë urdhëruar që të paraqiten pranë autoriteteve për t’u intervistuar në ditët në vijim”, përfundon njoftimi.
Bastisja e Policisë gjermane e kosovare po kryhet nëpër “Call Center”
Pas njoftimit që bëri Policia e Kosovës, për aksionin policorë bashkë me Policinë e Gjermanisë, kundër veprës penale “pastrim parash”, edhe Prokuroria e Kosovës ka dhënë detaje.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se në bazë të kërkesës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, Prokuroria Gjermane e Landit Saarland, bashkërisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë duke kryer bastisje në disa qendra të quajtura "Call center" në qytetin e Prishtinës dhe të Ferizajt, me qëllim të zbulimit të fakteve dhe provave për vepra të mundshme penale.
Prokuroria e Landit Saarland të Gjermanisë, ka filluar hetimet në drejtim të veprës penale "Mashtrim" të Kodit Penal gjerman, dhe aksioni është duke u zhvilluar në disa shtete të Evropës, pjesë e së cilës është edhe Kosova.
Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se nëse zbulohen faktet konkrete do të fillojë hetimet ndaj pronarëve të këtyre qendrave në territorin e Republikës së Kosovës, në drejtim të veprës penale "Shpëlarje parash".
Policia e Gjermanisë dhe e Kosovës me aksion masiv kundër pastrimit të parave
Policia e Kosovës bashkë me Policinë e Gjermanisë kanë nisur një operacion masiv kundër veprës penale “pastrimi i parave”.
Burime të Koha.net kanë thënë se ky operacion masiv u zhvillua në disa qytete të Kosovës, përfshirë Prishtinën e Ferizajn, ku pati edhe bastisje në shumë lokacione.
Ky operacion, sipas burimeve, është duke vazhduar edhe në këto momente. Bëhet e ditur se janë konfiskuar edhe pajisje të ndryshme.
Këtë, e konfirmuan për Koha.net edhe zëdhënësit e Policisë së Kosovës, Baki Kelani e Daut Hoxha.
“Ju konfirmoj se, sot nga ora 11:00, Policia e Republikës së Kosovës, respektivisht Sektori për hetimin financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë, kanë në proces të realizimit një operacion të përbashkët, nën mbikëqyrje nga një prokuror special vendas dhe një prokuror gjerman, i cili operacion ka për qëllim gjetjen e dëshmive me qëllim të vërtetimit të veprës penale që ndërlidhet me "Pastrim të parave", tha Hoxha për Koha.net.
Ndërkaq, Kelani ka shtuar se operacioni i referohet zbatimit të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente për kontroll/bastisje në gjashtë lokacione në dy qytete, në Prishtinë dhe Ferizaj dhe pas përfundimit, thotë se Policia do njoftoj për rezultatin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Arrestohet në Prishtinë 15-vjeçari i dyshuar për vjedhje të një veture

Policia në kërkim të dy personave nga Drenasi

U vazhdohet paraburgimi “Kobrës” dhe pesë të tjerëve për vrasjen në Prizren

Punëtori i gurthyesit në Suharekë vdiq pas lëndimeve nga një makineri që po e testonte

Qëndroi në hotel disa herë por s’pagoi asnjëherë, arrestohet gruaja

Arrestohet i dyshuari në Istog që vodhi kamerat e sigurisë së Agjencisë së Pylltarisë

Arrestohet një person në Krushë të Madhe për bixhoz

Dëshmitari mohon se ka diskutuar me të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Kaçanik

Vdes një punëtor i gurthyesit në Suharekë në vendin e punës

24 vjet burgim për vrasjen e shokut për 20 euro, Apeli vërteton dënimin

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se ndihmoi në një vrasje në Tiranë
