Kronikë

Arrestohen tre persona për gjuajtje me armë zjarri në Prizren

Arrestohen tre persona për gjuajtje me armë zjarri në Prizren
 

Me datën 25 qershor 2019, në orët e pasdites, Policia në Prizren ka pranuar një informacion për gjuajte me armë zjarri në rrugën transite në afërsi të lagjes ‘Petrovë’.

Ekipet e Policisë kanë reaguar menjëherë në mënyrë profesionale dhe pas një kohe shumë të shkurtër kanë arritur të ndalojnë një automjet të dyshimtë të tipit BMW, ngjyrë e bardhë me targa vendore, ku gjatë kontrollimit kanë vërejtur gjurmë të dëmtimit të automjetit që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.