Kronikë

Qëllohen me armë zjarri dy vëllezër në Elbasan, njëri vdes

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Dy vëllezër janë qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Murras në Elbasan, ku në rrethana ende të panjohura janë plagosur shtetasit Klevi Baho 22 vjeç dhe Sandër Baho 29 vjeç.