Kronikë

Kapet me nëntë qese me lëndë narkotike, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim
 

Një person në Mitrovicë është arrestuar pasi është kapur me nëntë qese me lëndë të dyshuar narkotike.

Policia njofton se qeset kanë qenë me lëndë të llojit të kokainës me peshë 3.3 gram dhe një qese 0.8 gramë me substancë e cila dyshohet të jetë heroinë, transmeton Koha.net.