Kronikë

Në Mitrovicë sekuestrohen dy armë pa leje

Foto: Ilustrim
 

Në 24 orët e fundit, në dy raste të ndara, njësitet policore në Mitrovicë kanë konfiskuar dy armë.

Rasti i parë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në orët e pasdites në Mitrovicë, ku si rezultat i bastisjes në shtëpinë e një të dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.