Kronikë

7 vjet e 6 muaj burgim pasi rrahu ish-gruan, një pronar të një lokali dhe mbante armë pa leje

7 vjet e 6 muaj burgim pasi rrahu ish-gruan, një pronar të një lokali dhe mbante armë pa leje
Foto: Ilustrim/Koha

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.S. për veprat penale ‘Sulmi’, ‘Mbajtja në pronësi’, ‘kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, i akuzuari H.S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 7 vitesh e 6 muajsh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.