Kronikë

Shqipëri, vajza denoncon babanë përbindësh që abuzoi seksualisht me të për tre vite resht

Foto: Koha / ilustrim
 

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së martës një ngjarje të rëndë, incest brenda familjes. Babai ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Vetë vajza e dhunuar tregon në Fiks Fare tmerrin që ka përjetuar për tre vite në familjen e saj. Ajo sot është 18 vjeçe, por në momentin e abuzimit të parë ka qenë vetëm 15 vjeçe.