Kronikë

Për vdekjen e 54 vjeçares në Suharekë, në paraburgim mbetet bashkëshorti i saj

 

Ka kaluar më shumë se një muaj që nga vdekja e dyshimtë e A. D. nga Rahoveci, e cila ishte e martuar në fshatin Neperbishtë të Suharekës. Prokuroria Themelore në Prizren ende nuk ka pranuar raportin e obduksionit, ku tregohen detajet për vdekjen e 54-vjeçares.

Së paku kështu kanë deklaruar zëdhënës të Prokurorisë, në dy përgjigje me shkrim për televizionin, raporton KTV.