Kronikë

Therje me thikë në Gjilan, një i arrestuar

Therje me thikë në Gjilan, një i arrestuar
Foto: Ilustrim

Dje në rrugën “Afrim Gagica” në Gjilan, ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se djali i tij është therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.