Kronikë

Arrestohet shtetasi italian në Prishtinë, kishte rrëmbyer e dhunuar një shtetase gjermane

Arrestohet shtetasi italian në Prishtinë, kishte rrëmbyer e dhunuar një shtetase gjermane
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se, në bashkëpunim me autoritetet Gjermane, pas pranimit të informacioneve përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit, ka realizuar një operacion policor mjaft të suksesshëm duke arritur lirimin e një femre të rrëmbyer.

Ky operacion policor është realizuar dje nga Njësiti për Hetime të Përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.