Kronikë

Dënohet me tri vjet burgim pasi sulmoi seksualisht një të mitur në Prizren

Foto: Koha / ilustrim
 

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, njofton se të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit O.H., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale "sulm seksual".

Sipas njoftimit, gjyqtarja për të mitur Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurit O.H, për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës, të njëjtin e ka shpallur fajtor duke i shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet.