Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj një personi për kontrabandë me narkotikë

 

Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se më 08.08.2019 në Ferizaj, ka poseduar pa autorizim, me qëllim shitjeje dhe shpërndarjeje, substancë të dyshuar narkotike.