Policia sjell detajet për rrahjen masive në Gjilan, të dyshuarit nën ndikim të alkoolit

Policia sjell detajet për rrahjen masive në Gjilan, të dyshuarit nën ndikim të alkoolit

14 August 2019 11:04

Një rrahje masive ka ndodhur në orët e vona të 12 gushtit në pompën e karburanteve HIB Petroll në Gjilan, më ç’rast ka pasur edhe të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Koha.net se në rrahje ishin të përfshirë pesë persona, të cilët kanë qenë edhe nën ndikim të alkoolit.

“Incidenti ka ndodhur në orët e vona të natës së datës 12 gusht 2019, ndërmjet pesë personave të dyshuar. Pas një fjalosje të ashpër ka ardhur deri të rrahja ndërmjet tyre, duke e goditur njëri-tjetrin me mjete të forta”, ka thënë Hashani.

Tutje ai ka bërë të ditur se njëri nga personat e përfshirë ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar ndihmën e mjekut.

“Nga ana e Policisë së Kosovës janë identifikuar të dyshuarit dhe në bazë të matjeve me akootest ka rezultuat se që të gjithë të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Për rastin është njoftuar prokuroria e shtetit”, ka thënë Hashani.

Njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit janë duke i bërë hetimet rreth rastit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme