Kronikë

Theret një zyrtar policor në Pejë, arrestohet i dyshuari

Theret një zyrtar policor në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një zyrtar policor është therur me thikë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, në mesditën e së martës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke treguar se lidhur me rastin është arrestuar personi i dyshuar, ndërsa gjendja shëndetësore e zyrtarit policor, sipas ekipit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë.