Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit që theri një polic në Pejë

Një muaj paraburgim të dyshuarit që theri një polic në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.Z, për tentim vrasje, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me datë 20.08.2019, rreth orës 11:55, në Pejë me dashje eventuale i dyshuari ka tentuar ta privojë nga jeta zyrtarin e Policisë së Kosovës, në atë mënyrë që pa asnjë paralajmërim i afrohet të dëmtuarit dhe me thikë tenton ta godasë në pjesën e përparme të gjoksit, me ç’rast i dëmtuari arrin që t’i shmanget mirëpo merr lëndime në anën e djathtë të abdomenit.