Kronikë

Personit që goditi për vdekje dy këmbësoret te rruga “B”, i ashpërsohet dënimi

Personit që goditi për vdekje dy këmbësoret te rruga “B”, i ashpërsohet dënimi

Nga 3 vjet e 6 muaj sa i ishte vendosur më herët masa e burgimit të akuzuarit L.M i cili goditi për vdekje me veturë dy gra në rrugën “B”, Gjykata e Apelit ia ka rritur dënimin në 5 vjet burgim.

Sipas njoftimit për media, Gjykata e Apelit, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 04.03.2019, në rastin e të akuzuarit L.M. për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik” , nga neni 378 par. 9 lidhur me par. 6 dhe par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.