Aksident në rrugën Malishevë-Rahovec, humb jetën një 28 vjeçar

Policia thotë se shkak i aksidentit fatal në Malishevë ishte humbja e kontrollit të veturës

09 September 2019 11:47
13:41

Policia rajonale e Gjakovës ka njoftuar se rreth orës 06:30 në fshatin Astrazub të komunës së Malishevës ka ndodhur një aksident me pasoja fatale.

Sipas njoftimit deri tek aksidenti në rrugën Malishevë-Rahovec ku humbi jetën një person, ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit.

Kapiteni Albin Sahatqija ka thënë për Koha.net se vetura të cilën po e voziste tashmë viktima, është përplasur me një kamion.

“Në aksident janë përfshirë një veturë Passat dhe një kamion Scania. Deri te aksidenti ka ardhur përderisa drejtuesi i veturës Passat( tani i vdekuri) gjatë lëvizjes me veture kur ka ardhur te një kthese e rrezikshme majtas e humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del në anën e kundërt të rrugës ku si pasojë përplasët me kamionin në përballkalim. Sipas mjekeve konstatohet vdekja e drejtuesit të veturës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonal të trafikut Gjakovë dhe bashkë me Prokurorin e kanë përfunduar shikimin e vendit të aksidentit”, thotë ai.

Sipas tij, trupi viktimës me kërkesë të familjarëve dhe urdhër të prokurorit të shtetit iu është liruar familjareve për ceremoni mortore.

11:47

Aksident në rrugën Malishevë-Rahovec, humb jetën një 28 vjeçar

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Malishevë-Rahovec.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të ngasësit të veturës.

Koha.net ka pyetur edhe Policinë për detajet e aksidentit por ende nuk ka marrë përgjigje, ndërkaq lajmi për vdekjen e E.B. 28 vjeçar është konfirmuar nga familjarët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme