Godet një këmbësore në Prishtinë, ikën nga vendi i ngjarjes

Godet një këmbësore në Prishtinë, ikën nga vendi i ngjarjes

09 September 2019 21:47

Një veturë ka goditur një këmbësore në Prishtinë, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmoret e Kombit”, rreth orës 20:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00, në rrugën ‘Dëshmoret e Kombit’, në Prishtinë, është goditur një këmbësore nga një automjet në lëvizje. Automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër) e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë më tej ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme